Find Your Best Way Home
Tirana, Albania
REZIDENCA ‘‘SEVEN’’ është një objekt I pozicionuar në rrugën ‘’Hajdar Kërçiku’’ shumë pranë rrugës “Qemal Stafa”. Objekti ka një funksion të përzier shërbimi dhe banimi përgjatë dhjetë kateve të tij. Banimi do të shtrihet në katet 1 deri në 9, shërbimi në katin përdhe dhe katet nëntokësore do të shfrytëzohet për parkim.
Objekti ka një volum të karakterizuar nga shkallëzime të njëpasnjëshme, të krijuara edhe si pasojë e rregullave urbanistike. Shkallëzimet janë të pranishme në të dyja fasadat gjatësore që shtrihen në jug-perendim dhe veri-lindje, por kanë prani më të shpeshtë në fasadën veri-lindore, e cila korrespondon me fasadën e pasme të ndërtesës. Fasadat gjatësore kanë mundësi për hapje maksimale për ndricim dhe ventilim, ndërsa faqet kallkan janë të pozicionuar në jug-lindje dhe veri-perëndim të objektit, në dy krahët e shkurtër të ndërtesës.
Volumi i gjeneruar për shkak të kushteve urbane, ka një formë të fragmentuar dhe me shumë shkallëzime, të cilat, nga ana tjetër, do të përdoren në favor të banorëve për rritjen e cilësisë së jetesës në apartament, nëpërmjet verandave të bollshme që rezultojnë prej shkallëzimeve.
Forma e çrregullt e objektit dhe shkallëzimet volumetrike janë përdorur në mënyrë pozitive për projektimin e fasadës dhe për krijimin e karakterit të objekti. Fasada e objektit është e projektuar në dy forma. Në muret kallkan është përdorur sistem kapot me muret konstruktive dhe në fasadat me carje është përdorur fasadë e ventiluar. Materialet kryesore të dukshme janë: Veshje me alukobond për pjesën më të madhe të sipërfaqes së fasadës dhe beton i cili është përdorur për elementet arkitektonik, vazo për mbjellje bimësie shtatshkurtër, elemente të cilët shërbejnë edhe për ndarjen e tarracave të apartamenteve të vecanta, për të mundësuar shfrytëzimin e verandave dhe elementin e privatësisë për banorët. Ballkonet jane te pajisur me parapet xhami.
Disponojme nje apartament te tipologjise 2+1+2 ne kete Rezidence.
Siperfaqja neto e Apartamentit : 80 m2
Siperfaqja Bruto e Apartamentit : 93.4 m2
Kati : 7
Orientimi : Jug
Post Parkimi i Perfshire (-2)
Cmimi :240.000 Euro
Per me shume informacion kontaktoni :069 281 1656
This is a common note that can be displayed on all properties but controlled from one simple option.
Immerse yourself in the captivating ambiance of our properties. Book a personalized tour to explore the exquisite beauty and unique features of our property.
Our knowledgeable staff will guide you through the property, answering any questions you may have.
Owning a home is a keystone of wealth… both financial affluence and emotional security.
Suze Orman